– Një i vdekur dhe të paktën 3 të plagosur është bilanci nga te shtënat ne sinagogen e Poway në San Diego County-

Saktësisht gjashtë muaj pas masakrës në sinagogën e Pittsburgh-ut, në të cilën u vranë njëmbëdhjetë njerëz, një njeri hyri në sinagogën e Poway, San Diego County dhe hapi zjarr gjatë festimeve të Pashkës hebraike.

Të paktën një nga besimtarët vdiq dhe tre të tjerë u plagosen. Është qëlluar edhe Rabini. Sulmi, që kryebashkiaku Steve Vaus e ka quajtur “një krim i urrejtjes“, ndodhi pak pas orës 11 (ora lokale, ora 8 në Evrope). Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar të paktën 12 të shtëna me armë zjarri me interval te vogla pauze.

Sipas asaj qe ka treguar qytetari i parë në CNN, agresori – tani në paraburgim nga policia – ishte ndaluar nga “disa besimtarë të guximshëm që kane shmangur një masakër“. Policia ka konfirmuar se i paraburgosuri është një 19-vjeçar, i cili u mundua të arratisej përpara se të ndiqej dhe të arrestohej nga një agjent i cili kishte ndërhyrë në vend. Sipas rindërtimit të parë të hetuesve, autori i sulmit kishte përdorur një pushkë sulmi Ar, të ngjashme me ato të përdorura në masakrat në shkolla.

Sherifi, William Gore, i tha shtypit se FBI dhe detektivi i skuadrës se vrasjeve e kishin dëgjuar agresorin. 19 vjeçari nuk ka precedentë penale. Tani Hetuesit vlerësojnë akuzën për krim te urrejtjes dhe shkelje të te drejtave civile.

Dënimi i Trump

Presidenti i SHBA Donald Trump shprehu ngushëllimet e tij më të thella pasi një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në San Diego County. “Në kete moment duket si një krim i urrejtjes, ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë të prekurit”, ka thënë Trump në Shtëpinë e Bardhë. Udhëheqësi amerikan gjithashtu ka dërguar një mesazh: “Mendime dhe lutje për të gjithë ata që u goditën në të shtënat në Sinagogën e Poway të Kalifornisë, Zoti ju bekoftë të gjithëve. I dyshuari është arrestuar. Forcat e rendit kane bërë një punë të shkëlqyer. Faleminderit. “

Dënimit te presidentit, më pas i erdhi ai i zëvendësit të tij, Mike Pence, i cili tha: “Dënojmë me forcë sulmin e eger dhe frikacak në sinagogën Chabad të Poway ndërsa familjet hebraike festonin Pashkët. Askush nuk duhet të ketë frikë në një shtëpi te kultit. Antisemitizmi nuk është vetëm i gabuar, është e keqja “.

Paralajmërimi i Rivlin

“Është akoma një kujtim i dhimbshëm që antisemitizmi dhe urrejtja për hebrenjtë janë akoma me ne kudo“. Këto janë fjalët e presidentit izraelit Reuven Rivlin pas të shtënave në sinagogen ne veri të San Diegos. “Asnjë Vend dhe asnjë shoqëri nuk është imun: vetëm përmes edukimit për kujtesën dhe tolerancën ndaj Holokaustit mund ta përballojmë këtë plage,” ka thënë Rivlin.

Veritas.com.al/