BELGRADE, Serbia (AP) — Ushtria Ruse ka dërguar 11 aeroplanë të ngarkuar me pajisje dhe ekspertë mjekësor drejt Serbisë, me qëllim që të ndihmojë në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.
Ministri Serb i Mbrojtjes thotë se aeroplanët e fundit cargo u ulën të shtunën paradite në aeroportin ushtarak të Beogradit, duke sjellë ekspertë për desinfektim dhe pajisjet përkatëe.
Serbia, e cila zyrtarish po kërkon anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka ruajtur lidhje politike e ekonomike me Rusinë dhe Moska e ka ndihmuar me sigurimin e armëve.
VERITAS.COM.AL