(FOTO: Pamje të marra nga reportazhi i televizionit gjerman mbi drogën në Shqipëri)
Televizioni gjerman, Mitteldeutscher Rundfunk, që mbulon disa lande të Gjermanisë, e cilëson Shqipërinë si Kolumbinë e Europës.
Në rubrikën “Sot në Lindje”, MDR shkruan se: “Shqipëria kërkon të hyjë në BE. Por ka pengesa, krimi i organizuar dhe trafiku i drogës cilësohen si probleme të mëdha të vendit. Veçanërisht vendi është lider europian në prodhimin e kanabisit”.
Në reportazh thuhet se mbjellja e drogës shihet si një rrugë për të dalë nga varfëria, ndërsa theksohet se droga mbillet kryesisht në zona të vështira.
“Shqipëria ofron kushte të mira për prodhuesit e kanabisit. Rajonet e largëta malore janë të vështira për t’u kontrolluar edhe nga ajri. Pastaj është problemi i korrupsionit dhe nepotizmit. Shpesh policia, politika dhe mafia ndërkombëtare janë në të njëjtën “anije’.
Një fermer shqiptar merr rreth 300 euro për një kilogram marijuanë, ndërsa në vendin fqinj shitet dhjetëfishi i kësaj shume”.
/Veritas.com.al/