Një ditë më parë Lapsi.al publikoi fotot e para nga brenda Laboratorit të Kriminalistikës pas rënies së zjarrit.Sot të tjera foto të siguruara nga ABC News tregojnë pasojat e flakëve që përfshinë këtë institucion. Dëmi më i madh është zhdukja e provave për rreth 30 dosje, cka pritet të cojë në lirimin e 12 personave të akuzuar për trafik droge.
Kreu i opozitës akuzoi se zjarri ishte i qëllimshëm, për të zhdukuar provat kundër disa trafikantëve. Bashkë me shumë prova të tjera u dogjën edhe rreth 200 kg drogë.