Alarm në Shtetet e Bashkuara, ku Torrent Pharmaceuticals Limited ka njoftuar se kishte tërhequr nga tregu 36 ngarkesa të Losartan potassium dhe 68 të Losartan Potassium / Hydrochlorothiazed,ilace kundër tensionit të lartë

Nga: Pina Francone /

Prania e papastërtive kancerogjene në tabletat kundër  tensionit të larte.

Për këtë arsye, në Shtetet e Bashkuara janë tërhequr disa ilaçe.Per ta dhene lajmin ka menduar vetë kompania prodhuese: Torrent Pharmaceuticals Limited, në fakt, tha se kishte tërhequr 36 grupe të tabletave të Losartan potassium dhe 68 të Losartan Potassium / Hydrochlorothiazed.

Sa i përket ilaceve të tjera kundër hipertensionit për të cilat është bllokuar shitja në muajt e fundit si në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, edhe në këtë rast janë gjetur gjurmë të papastërtive kancerogjene, të cilat mund të rrisin rrezikun e kancerit.

Shkurtimisht, pas rasteve të tërheqjes dhe thirrjes nga tregu te barnave të ndryshme me bazë sartani, ky është alarmi i ri për një prani të tepruar të Acidit N-Metilnitrosobutyric, qe  tejkalon pragun maksimal të vendosur nga Administrata e Ushqimit dhe e Medikamenteve, enti qeveritar amerikan që merret me rregullimin e produkteve ushqimore dhe farmaceutike.

Lista e azhurnuar e produkteve të tërhequra është në dispozicion dhe mund të konsultohet në faqen e internetit të Fda.

Veritas.com.al/