Një tërmet i fuqishëm ra në Tiranë rreth orës 03:50 të ditës së martë.

Tërmeti ishte i magnitudës 6.4 dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit dhe 10 km në veri të Durrësit.

Lëkundje të tjera më të lehta janë ndjerë pas tij.

Në Durrës raportohet për dëme më të mëdha, ndërsa thuajse në të gjithë vendin njerëzit kanë dalë në rrugë.

Veritas.com.al