Lëkundje tërmeti janë ndjerë gjatë natës në qytetin e Korçës. Lëkundjet nuk kanë qenë shumë të forta, por kanë qenë të shpeshta dhe kanë krijuar panik tek banorët e zonës dhe disa prej tyre kanë dalë nga banesat.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Mollas në Korçë dhe magintuda më e madhe ka qenë 4.4. lëkundjet janë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Sipas IGJEUM janë ndjerë mbi 20 paslëkundje. Lëkundjet e tërmeteve janë ndjerë edhe në Ersekë, Konispol.
Ekipi i emergjencave pritet që të zbresë në terren për të bërë një inspektim të zonës, nëse ka pasur dëme apo jo, duke pasur parasysh edhe vjetërsinë e ndërtesave në zonë.
Një tërmet është regjistruar edhe në Janinë të Greqisë rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm. Lëkundjet janë ndjerë edhe në jug të Shqipërisë.