Një  lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar pak çaste më parë në Tiranë. Qendra Evropiane e Tërmeteve (ESCM) raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 4 të shkallës rihter.

Dridhja e tokës ka qenë e fortë dhe është ndjerë shumë nga banorët. Epiqendra e tërmetit ka qenë 36 kilometra nga Tirana dhe 17 kilometra nga Shijaku.

Edhe gjatë natës së kaluar është regjistruar një tjetër lëkundje e fortë, me magnitudë 3.7 të shkallës rihter.

VERITAS.COM.AL