Nga: L. Skiro/
Jo se është ditë e veçantë, por sepse ngjarjet janë ngarkuar kaq shumë prej vetë fajtorëve, saqë nisi kthimi i mbrapsht i “Orës së Historisë”. Sot deri në mesditë kanë ndodhur ngjarje kulmore:
1.
Edi Rama, kryeministër u tërhoq në luftën e tij për të nënshtruar Kukësin me taksa; dhe këtë e deklaroi në Kuvend
2.
Reporteri i PE, Knut Fleckenstein, një porosit i njohur, zbarkoi në Tiranë me urgjencë për të ndaluar revoltën popullore. Por sot rrugët e vendit u bllokuan nga mosbindja qytetare; dhe Fleckenstein dështoi.
3.
Sot në mëngjes media amerikane publikoi njoftimin e agjencisë amerikane të drejtësisë ‘Judicial Watch, se edhe ambasadori Donal Lu që ndodhet në Tiranë vihet nën hetim bashkë me Soros për përdorimin e fondeve amerikane për të minuar Drejtësinë në Shqipëri.
…Kryeministri Edi Rama duket se ka bërë një hap pas nga deklaratat e ashpra kundër Kukësit dhe protestuesve për taksën e Rrugës së Kombit.
Në fjalën e mbajtur në Kuvend, kryeministri ka deklaruar se pakënaqësia e kuksianeve për nivelin e taksës në Rrugën e Kombit është legjitime. Kryeministri, edhe pse në mënyrë jo të qartë, tha se mund të ketë një ulje të nivelit të taksës.
Ai deklaroi se me ministrin e Financave po rishikon mundësinë që të këtë më shumë lehtësira për banorët e zonave të Kukësit që e kanë të papërballueshme pagesën taksës për kalim.
“Nuk do fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë. Është një punë e vështirë pasi në këtë proces kemi përfshirë dhe ekspertë të huaj“,- tha Edi Rama.
Veritas.com.al/