Dje në mbrëmje u tha se numri i viktimave ishte 15 pas tërmetit në Turqi; por fatkeqësisht, numri po rritet. Sot në mëngjes është njoftuar se janë 22 të vdekur dhe 1030 persona të plagosur.

Ky është bilanci i deritanishëm nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmë pjesën Lindore të Turqisë. Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu raportoi dje se 100 ndërtesa janë shkatërruar në Elazig.

Pas tërmetit 6.8 Rihter, i cili ndodhi në thellësinë 6,75 kilometra nga sipërfaqja e tokës, dhe pas goditjes së parë u raportuan dhe 118 paslëkundje me madhësi që variojnë midis 2.7 dhe 5.4.

Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ dje në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra.

Veritas.com.al/