Lëkundje të forta termeti me një magnitudë prej 6.6 ballësh sipas matjeve paraprake, kanë goditur Shqipërinë sot rreth orës 03:54. Lekundjet kane qene teper te fuqishme, cfare i kane detyruar pjesen me te madhe te banoreve te dalin ne rruge. Nje pjese e konsiderueshme e vendit ka mbetur pa energji elektrike.

Epiqendra e termetit ishte serish ne Adriatik, 32 km nga Tirana dhe 10 km nga Durresi. Termeti eshte ndjere edhe ne vende te tjera te rajonit, krzesisht ne Itali.

Akoma nuk ka te dhena per demet e shkaktuara, por fatkeqesisht pritshmerite jane te konsiderueshme…

***

Ora 05:00

Nga të dhënat e deritanishme flitet se është shembur një ndertesë tek kavalishenca në Durrës. Qyteti I Durrësit ka mbetur pa energji elektrike. Në spitalin rajonal kanë mbërritur të plagorit e parë me fraktura. Ende nuk ka të dhëna për viktima. Paniku eshte i madh dhe ka perfshire te gjithe banoret e rajoneve Tirane dhe Durres.

Ora 05: 17

Shembet nje pjese e mire e murit te kalase se Durresit