Gjashtë vetë kanë mbetur të vdekur dhe të paktën 48 të plagosur në një incident terrorist në Londër. Tre nga agresorët që shkaktuan tragjedinë janë vrarë nga Policia e Londrës.
Një furgon i bardhë ka hyrë mes njerëzve në një rrugë këmbësorësh në London Bridge rreth orës 22.00 të Shtunën natën. Furgoi ka ndaluar dhe tre njerëz kanë dalë prej tij e kanë nisur të rrahin për vdekje njerëzit që ndodheshin pranë Borough Market.
Policia thotë se të tre këta janë vrarë nga policia.
Një nga policët është rrahur keqas prej tyre teksa ky shkoi në nndiohmë të civilëve. Plagët që ka marrë nuk janë në shkallën që t’i rrezikojnë jetën.
Konservatorët kanë anuluar fushtën elektorale kombëtare dhe kruyeministri do të thërrasë një takim të komitetit të emergjencëve qeveritare ‘Cobra’ në orët në vazhdim.
Theresa May e përshkroi ngjarjen si “të lemeritshme”; ndërsa lideri i Laburistëve Jeremy Corbyn e quajti “shokuese dhe brutale”.
Kryetari i Bashkisë i Londrës, Sadiq Khan tha se ai ishte “një akt i paramenduar prej frikacakësh mbi londinezë të pafajshëm”.
Më se 80 punonjës shëndetsorë u dërguan në skenën e ngjarjes dhe të plagosurit (disa në gjendje kritike) janë dërguar në pesë spitale të kryeqytetit, ku tani po trajtohen nga mjekët.
Veritas.com.al/