Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka qenë sot në Gjykatën Kushtetuese në një takim me anëtarët e saj, të cilët pritet që të marrin vendime të vështira gjatë muajit Tetor, ku do të shprehen për shkarkimin e presidentit Meta dhe zgjedhjet lokale të 2019-tës, për të cilat kanë kërkuar opinion të thelluar nga Venecia.
Kim shkruan në një postim në “Twitter”, se Gjykata Kushtetuese duhet të japë vendime me integritet dhe pavarësi, dhe po punohet për plotësimin e të gjitha vakancave të mbetura.
Kim shtoi se po punohet me institucionet përkatëse në mënyrë që Kushtetuesja të plotësojë kuorumin e nevojshëm.
Postimi i plotë i Ambsadores Amerikane Yuri Kim:
Ndërsa Gjykata Kushtetuese kthehet në seancë, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Kritike për Gjykatën Kushtetuese që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse kështu që Gjykata Kushtetuese do të ketë anëtarësim të plotë.
As the Constitutional Court returns to session, I went to pay my respect to the judges. Critical for CC to continue to render judgments w/ integrity & independence, in accordance w/their oath of office. We are working w/relevant institutions so CC will have complete membership.