(FOTO: May dhe Sturgeon e Skocisë)/

Kryeministre e Britanisë, Theresa May të enjten hodhi poshtë thirrjet për  referendum mbi pavarësinë e Skocisë para se Britania të lërë Bashkimin Europian- një lëvizje e mallkuar si “dhunë demokratike” nga lideri nacionalist Skocez.

May tha se “nuk është koha “ që të rihapim debatin mbi pavarësinë e Skocisë; kështu që ajo nuk e nënshkroi referendumin e ardhshëm. Britania po nis procesin dy- vjeçar për largimin e saj nga Bashkimi Europian i përbërë nga 28 shtete.

“Të gjitha energjitë tona do të përqendrohen në negociatat me Bashkimin Europian”, tha May; duke shtuar se “në qoftë se do të pranonim referendumin e Skocisë, atëherë do të ishte e vështirë për ne që të bënim një marrëveshje të drejtë me Skocinë dhe e vështirë që të bënim të drejtë marrëveshjen mes UK dhe BE”, tha May.

/Veritas.com.al/