Theresa May ka frikë se skandali seksual i Westminster mund ta detyrojë për një rikompozim urgjent të qeverisë.

Në Parlamentin Britanik është paraqitur një dosier me akuza për gjuetinë, propozime dhe mësymjen ndaj grave të reja- sipas ‘The Sun’.

Theresa May raportohet se ka paraqitur prova se ka disa në kabinetin e saj që kanë praktikuar këto sjellje në një mënyrë të neveritshme.

Thuhet se aty përfshihen disa anëtarë të administratës, disa edhe në ekipin e ministrave.

Ministri i Tregtisë Ndërkombëtare , Mark Garnier nuk e ka mohuar se e ka thërritur sekretaren e tij “sheqer t*ts*” dhe se i ka kërkuar që t’i blejë ‘lojëra seksi’.

Ish anëtari i kabinetit, Stephen Crabb i ka dërguar një mesazh seksual eksplicit një gruaje të re në moshën 19 vjeç e cila kishte aplikuar që të punonte në zyrën e Dhomës së Përfaqësuesve.

Zonja May ka frikë se skandali mund të shkaktojë rënien e saj ose dorëheqjen që mund të ketë raksion zinxhir.

Javën e kaluar ajo kishte një takim me ndihmësit e vjetër për të përpunuar nëse është e detyruar që largojë figura qendrore për shkak të abuzi8meve seksuale. Një burim tha se “Ka qenë një sekret i hapur prej vitesh që disa anëtarë të parlamentit e tejkalojnë kufirin” .

“Liderët e Partisë kanë mbajtur një sy mbyllur. Pasoja e këtij skandali të madh mund të jenë të llahtarshme”.

Veritas.com.al/

 Theresa May has reportedly been shown evidence some of her own Cabinet have behaved in an unsavoury manner