Kryeministre Theresa May ka refuzuar që të përjashtojë rritjen e taksave ose që të lërë në vendnumëro pensionet e kategorisë ‘triple lock’, në qoftë se qeveria e saj kthehet në pushtet në 8 qershor.

I ftuar nga LBC, Nick Ferrari bëri lojë fjalësh me kryeministren kur e pyeti në studion televizive mbi të ashtuquajturën pensione ‘triple lock’ që janë pensione shtetërore, do të rriten sipas mesatares së fitimit, sipas inflacionit, ose 2.5 për qind që është rritja më e lartë?!

Zonja May nuk parashtroi mekanizmin e realizimit, por insistoi se “ pensionet do të vazhdojnë të rriten në qeverinë konservatore”. Ajo tha se: “Si i kalkulojmë këto, kjo do të pasqyrohet në manifestin tonë”.

/Veritas.com.al/