Roberto Vivaldelli 

George Soros dhe vëllezërit Charles Koch nuk kanë shume gjera të përbashkëta, përveç faktit se janë ultra milionerë. I pari është financieri i cili promovon axhendën “liberale” progresiste përmes rrjetit të tij “filantropik”, Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur; tjetri, përkundrazi, është një republikan me nje pasuri prej 60 miliardë dollarë që konsiderohet një nga financuesit më me influence të Gop.

Të dy, megjithatë, kanë të paktën një armik të hidhur të përbashkët: Presidentin e SHBA Donald Trump. Soros, i cili kishte vene një thes me para mbi Hillary Clinton në 2016, e ka quajtur Trumpin “një batakçi, një mashtrues, një  diktator i mundshëm”, ndërsa Koch ka kritikuar politikat tregtare të presidentit amerikan,ato qe sipas  mendimit të tij shkaktojnë dëme afatgjatë për Shtetet e Bashkuara. Vëllezërit Koch, për më tepër, bëjnë pjesë ne një rrjet republikan që i kundërvihet rikandidimit te Trump në zgjedhjet presidenciale të 2020.

Nuk është për t’u habitur, pra, që milionerët me një vizion kaq të ndryshem të botës tani te bejne nje skuader dhe te financojnë një projekt të përbashkët. Siç raportohet nga Boston Globe, “në një nga bashkëpunimet më të jashtëzakonshme në historinë politike amerikane moderne, Soros dhe Charles Koch,njeri nga vellezerit,më aktivi nga të dy, bashkohen për të financuar një “think-tank të ri” që do të ndikojë politikën e jashtme amerikane.

Një “think-tank” anti-ushtarak?

Duke nuhatur një sentiment të përhapur midis republikanëve dhe demokratëve në Vend dhe një opinion publik gjithnjë e më shumë te etur për t’i dhënë fund “luftërave pafund” të Shteteve të Bashkuara në botë, think- tank-u i Soros dhe Koch “do të promovojë një qasje bazuar mbi diplomacinë dhe moderimin sesa mbi kërcënimet, sanksionet dhe bombardimet “, në kundërshtim – të paktën me fjalë – me ndërhyrjen liberale dhe ate neokonservatore gjerësisht te perhapur në mesin e think-tank-eve me seli në Uashington.

“Ky është një lajm i mirë,” ka komentuar Trita Parsi, ish-presidente e Këshillit Kombëtar Amerikano Iranian dhe bashkë-themeluese e think-tank-ut të ri.

“Tregon se sa e rëndësishme është te përfundojmë luftërat pa fund, nëse dy personazhe si keta jane te gatshem të lënë mënjanë dicergjencat e tyre dhe të bashkohen në këtë projekt.Jemi duke kundershtuar bazat e politikës së jashtme amerikane në një mënyrë që nuk është bërë kurrë në kete cerek shekulli “. Think-tanku do të quhet “Quincy Institute of Responsible Statecraft”, një homazh për John Quincy Adams, i cili në një fjalim solemn në Ditën e Pavarësisë në 1821 deklaroi se Shtetet e Bashkuara “nuk shkojnë jashtë vendit në kërkim të monstrave për ti shkatërruar “. Sekretari i Shtetit i Presidentit James Monroe dhe më vonë Presidenti i Gjashtë i Shteteve të Bashkuara, John Quincy Adams ishte gjithashtu perhapes i “Doktrinës Monroe”, e cila ritheksonte epërsinë amerikane në kontinentin Amerikan; doktrinë që u bë një shtyllë e politikës së jashtme amerikane.

“Instituti Quincy – lexohet ne sitin e saj – është një think-tank i orientuar drejt veprimeve që do të hedhin themelet për një politikë të re të jashtme të përqendruar mbi angazhimin diplomatik dhe moderimet ushtarake. Momenti historik paraqet një mundësi unike për të bërë bashkë progresistët dhe konservatorët qe e mendojne ne te njejten menyre dhe për ta vendosur politikën e jashtme të SHBA në mënyrë të ekuilibruar dhe humane. Rrethanat aktuale të vendit tonë e kërkojnë ketë “. Deri ketu,cdo gje shkon mirë.

Think-tank i Soros dhe Koch hapet ne shtator

Think-tanku, shkruan Boston Globe, do të hapet në shtator, ndërsa inaugurimi zyrtar është parashikuar për në vjeshtë. Fondacionet e Shoqërisë së Hapur te Soros dhe Fondacioni Charles Koch kane kontribuar me gjysmë milion dollarë secili për të financuar ngritjen e saj. Donatorë të tjerë kane shtuar edhe 800 mijë dollarë. Brenda vitit te ardhshëm instituti shpreson të ketë një buxhet prej rreth 3.5 milionë dollarë dhe një staf ekspertësh të politikës së jashtme.Pranimet janë në vazhdim. Ndër bashkë-themeluesit jane, përveç të lartpërmendures Parsi, shumë kritikë të politikës së jashtme amerikane,nder te cilët Suzanne DiMaggio, historiani dhe eseisti Stephen Wertheim dhe Andrew J. Bacevich.

George Soros dhe Charles Koch kanë ndjerë një lloj avashllëku të caktuar në “superimpenjimin” e Shteteve të Bashkuara në fushatat ushtarake rraskapitëse dhe “te pafundme”. Barak Obama fitoi herën e parë duke premtuar një c’impenjim gradual të SHBA nga teatrot e luftës dhe tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe Iraku, vetëm për të mbështetur pastaj Pranverat arabe të 2011. Donald Trump ka bërë nje hapje tek votuesit sepse ka kritikuar hapur politikën e jashtme Amerikane gjatë gjithë fushatës elektorale. Soros dhe Koch e dinë në mënyrë perfekte dhe për këtë arsye e paraqesin think-tankun e tyre si “antiushtarak” me një veprim shumë të zgjuar të marketingut – duke përfshirë nder te tjera ekspertë si Andrew J. Bacevich te nje përgatitjeje dhe inteligjence te padiskutueshme.

“Vokacioni misionar” i Sorosit

Që “think-tank” është anti-militarist nuk do të thotë që Soros dhe Koch të heqin dorë nga “thirrja e tyre misionare”. Sic shkruante politologu Samuel P. Huntington në “Përplasja e qytetërimeve dhe rendi i ri botëror”,Perëndimi – në veçanti Amerika, që ka qenë gjithmonë një komb misionar – beson se popujt jo-perëndimorë duhet të konvertohen në vlerat perëndimore te demokracisë,te tregut të lirë, te qeverisë konstitucionale,të drejtave të njeriut,te individualizmit, te shtetit të se drejtes dhe përfshirjes së këtyre vlerave në institucionet e tyre”.

Soros e ka përkthyer këtë vokacion duke financuar me paratë e tij të ashtuquajturat “revolucione me ngjyra” jashtë vendit, veçanërisht në Vendet ish-sovjetike. Siç pranoi vetë në një intervistë me CNN në maj 2014, financieri konfirmoi se ishte përgjegjës për krijimin e një fondacioni në Ukrainë që kontribuoi në heqjen e presidentit të atëhershëm të ligjshëm Viktor Janukoviç. Siç dihet, Soros financoi edhe Revolucionin e  trendafilave të vitit 2003 në Gjeorgji dhe perzenien e Presidentit Eduard Shevardnadze. Por ndërhyrja e tij në Vendet e huaja nuk mbaron ketu: në 2016, për shembull, ai njoftoi investime për 500 milionë dollarë në start-up, kompani tashmë në zhvillim dhe iniciativa sociale për të mbështetur emigrantët në Evropë.

Me themelimin e këtij think-tanku, strategjia e financierit “liberal” dhe e Charles Koch bëhet akoma më e sofistikuar. Megjithatë, në SHBA, disa hedhin dyshime rreth operacionit. “A duhet ta mirëpresim fillimin e një think-tanku të ri të Uashingtonit financuar pjesërisht nga George Soros për të promovuar mos-ndërhyrjen? A ka ndryshuar mendje kampioni i ndërhyrjes dhe ‘Ndryshuesi i regjimeve’? “,shkruan për shembull Instituti Ron Paul i ish-deputetit republikan Ron Paul.

VERITAS.COM.AL