Komisioneri për emigracionin i Bashkimit Europian tha se ka mundësi për të gjithë shtetet anëtare të BE të pajtohen me programin e shpërndarjes së emigrantëve mes tyre.
Dimitris Avramopoulos bëri një deklaratë të Martën në Varshavë, ku po viziton agjencinë e kufijve evropian, Frontex.
Polonia ka refuzuar që të pranojë emigrantë duke argumentuar se ata janë kryesisht emigrantë politik dhe jo refugjatë lufte; dhe mundet që potencialisht të paraqesin rrezik.
Plani i zhvendosjes së emigrantëve ka për qëllim që të thjeshtojë presionin mbi vendet që kanë marrë peshën kryesore të valës së emigrantëve: Itali dhe Greqi.
Pa përmendur Poloninë, Avramopoulos tha se BE i ka “mjetet dhe fuqinë” që të bindë të gjithë anëtarët që të pajtohen dhe të vlerësojnë përgjigjen nga fundi i Shtatorit. Ai nuk përmendi sanksione.
/Veritas.com.al/