Tre kandidatë të tjerë nga listat e PD, kanë dorëzuar sot në KQZ formularin e dekriminalizimit, duke shprehur haptazi vendimin e tyre për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, pavarësisht vendimit politik të opozitës për t’i djegur ato.

Artur Rroshi, Nikolin Staka, si dhe Zef Shtefni, mësohet se janë tre emrat e rinj ëq kanë dorëzuar paraditen e së enjtes në KQZ formularët e dekriminalizimit.

Ata janë kryetarë të partive aleatë me PD, konkretisht: Zef Shtjefni, Partia Ora e Shqipërisë, Artur Roshi, Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, dhe Nikolin Staka, Lëvizjen Demokratike për Ndryshim, PLDN, janë tre emrat e rinj të cilët pritet që t’i bashkohen Kuvendit.

Ndërsa 4 deputetë marrin mandatin nga KQZ

Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot për dhënien e mandatit të deputetit 4 kandidatëve të rinj nga listat shumë emërore të PD dhe LSI.

KQZ vendosi sot t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Gjirokastër, Floriana Dhimitri, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, Andi Përmeti dhe deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Berat, Eugen Bojaxhi.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, Erion Piciri.

Pritet që të betohen në Kuvend në seancën e radhës plenare.

Veritas.com.al/