Bernd Borchardt ka deklaruar se të hënën do të ketë një përgjigje se a do të njihen apo jo zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas tij këtë përgjigje do ta japë Audry Glover, shefja e OSBE-ODIHR në vendin tonë, një ditë pas zgjedhjeve.
Tiranë- “A do të njohësh zgjedhjet e 30 qershorit?. Kësaj pyetje ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt por ka theksuar se të hënë do të dalë një përgjigje.
“Këtë përgjigje do ta japë të hënën OSBE-ODIHR, shefja e misionit në Shqipëri, Audry Glover. ”. ka deklaruar ai.
Ndërsa për dy dosjet e bujshme 339 dhe 184 ai është shprehur se duhet të bëhen hetime të hollësishme dhe më pas të gjykohet mbi personat që janë përmendur.
“Kur ka hetime për zgjedhjet duhet të ndiqen procedurat standarde dhe pastaj të dilet në përfundime dhe pastaj mund të gjykohet personi që përmendet.”, u shpreh ambasadori.
Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta shpalli datën e re të zgjedhjeve lokale. Me një dekret pas konsultimit me opozitën dhe ndërkombëtarët, Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e dytë të zgjedhjeve. Këtë Rama e quajti çmendurinë e dytë të Presidentit. Por Meta gjatë mbrëmjes i dërgoi një letër publike Ramës ku i kërkon që të reflektojë lidhur mbi datën e zgjedhjeve lokale. Rama letrën e Metës e quan një ‘letër dashurie’.
VERITAS.COM.AL/