Sekretari i shtretit i Shteteve të Bashkuara, Rex Tillerson ka paralajmëruar shtetet e tjerë kundër përdorimit të Libanit si leje për nisje konflikti, duke nxitur krizën nga dorëheqja e kryeministrit libanez, Saad Hariri.

Irani dhe aleati i tij Lebanez, grupi militant Shia Hezbollah, pohojnë se zoti Hariri është ndaluar dhe se e kanë detyruar q ëtë japë dorëheqjen.

Zoti Tillerson tha se ka amrrë garancitë se zoti Hariri është i lirë.

Saad Hariri deklaroi dorëheqjen e tij para një jave nga kryeqyteti Saudit, Riyadh.

“Nuk ka më vend për rolin e ndonjë force të huaj, qoftë ushtri ose elementë të armatosur që mund të legjitiomohet si forcë sigurie në shtetin Libanez”, tha Tillerson në deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara mbështet fuqishëm sovranitetin dhe pavarësinë e Republikës së Libanit dhe institucionet e tij politike”, shtoi ai.

Zoti Tillerson inkurajoi kryeministrin që të kthehet në Liban dhe të qartësojë situatën me qëllim që qeveria të funksionojë, duke shprehur shqetësim se si kriza mund të ndikojë mbi stabilitetin e rajonit delikat.

Vonesa në përgjigje nga kreu i diplomacisë së Shteteve të Bashkuara- 6 ditë pas fillimit të krizës- ka ringjaluur kritikat për mungesën e strategjisë së Amerikës në një rajon kyç- sipas BBC.

Veritas.com.al/