(FOTO: Tillerson ka folur me Lavrov gjatë samitit rajonal në Filipine)/.
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara paralajmëroi ministrin e Jashtëm të Rusisë për një “mosbesim serioz’ mes dy shteteve për shkak të ndërhyrjes së Moskës në zgjedhjet e Amerikës.
Rex Tillerson tha se veprimet e Rusisë kanë dëmtuar marrëdhëniet, por shtoi se ‘nuk është e dobishme të ndërpritet gjithçka për shkak të një çështjeje të vetme”.
Nga data 1 Shtator, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjet rreth largimit nga Rusia të 755 anëtarëve të stafit diplomatik nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë- tha ai.
Agjencitë e shërbimeve sekrete në Shtetet e Bashkuara besojnë se Kremlini ka tentuar të ndihmojë Donald Trump.
Moska ka mohuar me forcë çdo përpjekje për të influencuar zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara si dhe kërkon shpagim e sanksioneve të vendosura nga Kongresi jashtë dëshirës së Trump, me të njëjtën monedhë.
Veritas.com.al/