Nga Veritas.com.al/
Revista TIME ka publikuar një artikull të shkruar nga Joe Klein ku hedh hije dyshimi mbi mundësinë e fitores së Tramp në zgjedhjet presidenciale të Amerikës.
Donald Trump “ndoshta do ti humbë këto zgjedhje” shkruan, gjë që “është lajm i mirë”, sipas TIME.
Por këtu ka edhe një “lajm të mirë”, shton TIME përmes gazetarit Klein.
Në qoftë se Tramp humb, atëherë fillon “prezenca toksike” e Trampit në jetë politike të Amerikës- shkruan Joe.
Skenarët e ankthit po lodrojnë mbi kokat e Republikanëve- shkruan TIME.
Versioni më i mirë do të ishte sikur “lufta civile” të mbetej brenda për brenda Republikanëve, dmth., mes Tramp dhe vetë lidershipit të Republikanëve.
Rasti më i keq- siç përshkruan revista TIME- do të ishte krijimi i një partie të krahut të djathtë i udhëhequr nga Trump- dhe Perandoria e Medias Breitbart- Ailes.
Çud se si revista e njohur TIME bie në pozita nervozizmi dhe ngatërrohet me teoritë kooperative të zakonshme për politikanë të nivelit të ulët. Ajo shkruan, përmes Joe Clein se “kjo baltë e krijuar nga ky grup, e ushqyer nga WikiLeaks dhe Rusia” do të përhapet në spektrin politik dhe do të krijojë një “moçal të përjetshëm malarieje” të teorive konspirative dhe thirrjeve për persekutime speciale, duke “dëmtuar presidencën e Clinton”
“Politika e barbarëve mund të ishte më e mire”, shkruan TIME në fund të komentit.
/Breitbart- Veritas.com.al/