Këto janë momente që nuk janë shijuar që prej pranverës: Shi, rrebesh, stufi dhe rrufe. Kryeqyteti është mbyllur në shtëpi.

Në pjesën më të madhe të vendit moti është me rrebeshe shiu.

Sinoptikania Lajda Porja tha në një lidhje telefonike për “Neës24” se mbrëmja dhe nata do të shoqërohen nga rrebeshe shiu dhe stuhi ere.

“Në orët e pasdites së vonë dhe në mbrëmje do kemi shtim të reshjeve dhe rrebeshe. Situata parashikohet e paqëndrueshme dhe me reshje të dendura shiu, deri në orët e para të mëngjesit të nesërm. Më shumë reshje do të ketë në Shkodër, Lezhë, Tiranë, veri-veriperëndim dhe zonat qendrore. Do kemi dhe stuhi afatshkurtër të erës, kryesisht në zonat bregdetare, në bregdetin e jugut, që do sjellë një det të trazuar.

Kjo situatë, me reshje të dendura shiu, do jetë e përkohshme, pasi që nesër në orët e mesditës do ketë dobësim të reshjeve, që do zhvendosen vetëm në zonat malore. Reshjet më të shumta parashikohet të bien sonte, ku më të fokusuara janë zonat qendrore, Durrësi, Tirana e Elbasani, me rrebeshe e shtrëngata”, tha Porja.

Veritas.com.al/