Një pallat 10-katësh në Tiranë është përfshirë nga flakë të mëdha, e për pasojë dëmet janë të konsiderueshme. Pallati ndodhet në zonën e ish-parkut të Autobusëve, ndërsa deri më tani nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por fatmirësisht ndonëse ishte i përmasave të mëdha, banorët janë evakuuar në kohë dhe deri më tani nuk raportohet për viktima.

Do jenë hetimet që do të përcaktojnë se ku ka nisur zjarri që më pas është përhapur në një pjesë të konsiderueshme të pallatit. Shefi i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj tha se paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur në katin e dytë, ndërsa Report Tv solli pamjet ku flakët dallohen në pjesën e sipërme të pallatit. Do jenë hetimet që do përcaktojën shkaqet e zjarrit.

Zjarri ka renë diku në katin e dytë dhe është përhapur me shpejtësi deri në tarracë. Nga kontrollet që jane bërë bashkë me policinë, nuk rezulton të kemi qytetarë të dëmtuar.

Flakët nisën rreth orës 14:20, në pallatin që ndodhet në rrugën “Sali Butka”. Ende nuk dihet se sa banesa janë dëmtuar nga flakët, ndërsa ka qenë fasada e pallatit prej materiali polisteroli që ka përhapur flakët pothuajse në të gjithë pallatin.

Ende s’ka një raport, por aktualisht mendohet se mund të jenë 80-90 apartamente në këtë pallat, i cili është ndërtuar vitet e fundit, rreth 2 vite më parë.

Zjarrfikësit janë përpjekur të shmangin edhe përhapjen e flakëve në pallatin ngjitur.