Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Astir-it në Tiranë, ku si pasojë e një zjarri në banesë ka humbur jetën një shtetase 69-vjeçare.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, L.Z., ishte e vetme në shtëpi dhe ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Loni Ligori”.
Trupi do të transportohet ndërkohë drejt morgut, për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.
Nga ana tjetër, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.