Autoritetet policore kanë ekzekutuar 10 urdhër-arreste në lidhje me një skemë të dyshuar tjetërsimi pronash në zonën e Lezhës.

Operacioni u zhvillua me urdhër të Prokurorisë dhe me vendim të Gjykatës, pas një hetimi që kishte nisur prej disa muajsh.

Në pranga kanë rënë zyrtarë publikë dhe efektivë policie, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në manipulime dokumentesh dhe favorizime për përvetësimin e tokave.

Hetimet janë ende në vijim, ndërsa emrat e personave të ndaluar nuk janë bërë ende publikë.

Skema dyshohet të ketë përfshirë ndryshime të paligjshme në regjistrat kadastralë dhe lëshim të dokumenteve të falsifikuara për përfitimin e pronave në zonat bregdetare të Lezhës.

Masat e marra ndaj disa prej personave të dyshuar:

Pjetër Tuçi – Arrest me burg

Gentian Malotaj – Arrest në shtëpi.

Artur Shabaku – Arrest në shtëpi

Artmir Maxhuni – Arrest në shtëpi

Luiza Bala – Arrest në shtëpi

Hekuran Xhina – Arrest në shtëpi

Flor Gjini – Ndalim i daljes jashtë shtetit

Kol Malaj – Ndalim i daljes jashtë shtetit

Martin Ndoka – Pezullim nga detyra publike dhe ndalim i daljes jashtë shteti

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *