Prishtinë (AFP) – Rrugë te rreshtuara me flamuj amerikanë, murale që falenderojnë NATO-n dhe djem të quajtur ‘ToniBler’ dhe ‘Klinton’: kosovarëve nuk ju mungojnë mënyrat për të falënderuar fuqitë perëndimore për ndërhyrjen 20 vjet më parë për t’i dhënë fund luftës me Serbinë.

“Nëse nuk do të ishte për (Bill) Clinton, ne të gjithë do të ishim të vdekur, ky vend nuk do të ishte i pavarur dhe nuk do të luaja futboll me miqtë”, tha 16 vjeçari Clinton Bajgora, prindërit e të cilit sajuan një deformim kosovar i emrit te presidentit amerikan që ata e konsiderojnë të jetë “babai i kombit tonë”.

Njëzet vjet më parë këtë të diel, NATO nisi një sulm 78 ditësh bombardime ndaj Serbisë që përfundimisht çoi në tërheqjen e forcave në Kosovën separatiste, ku shqiptarët etnikë ishin bllokuar në luftë me regjimin e Sllobodan Millosheviçit të Serbisë.

Fushata e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i dha fund një konflikti që la 13.000 njerëz të vdekur, pjesa derrmuese shqiptarë të Kosovës, në kapitullin final të kolapsit të përgjakshëm të Jugosllavisë.

Që atëherë, perëndimorët – veçanërisht amerikanët – kanë gëzuar një popullaritet të palëkundur në Kosovë,qe coi në shpalljen e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008 me mbështetje të fortë nga SHBA.

Kryeqyteti i Prishtinës mburret edhe me një statujë të Bill Klintonit në një bulevard të quajtur me emrin e tij, të cilin presidenti amerikan erdhi për të inauguruar në vitin 2009.

“Çdo herë që do shihni këtë statujë, dua që të mbani mend se gjithçka që unë dua për ju është një e ardhme e mirë dhe unë do të bëj gjithçka që mundem për ta mbështetur atë për pjesën tjetër të jetës sime”, tha Klinton në ate kohe para një turme festuese.

Familja e Klinton Bajgores ende valëvitin flamurin me yje dhe vija te Amerikës nga shtëpia e tyre në fshatin Dobratin, 30 kilometra në veri të kryeqytetit.

Flamuri është gjithashtu një vendndodhje e përbashkët në dyqane dhe rrugë në mbarë Kosovën.

“Nuk mendoj se Kosova ka një mik më të mirë” sesa Clinton, shpjegon nëna e tij, 50 vjeçarja Selvije Bajgora.

Emri “ishte e vetmja mënyrë për ta falënderuar ate”.

 Nëntë Tony

Madeleine është gjithashtu një emër popullor mes vajzave të reja në Kosovë, në shenjë mirënjohjeje për sekretaren e atëhershme te shtetit të SHBA, Madeleine Albright.

Familje të tjera kanë nxjerrë frymëzim nga Mbretëria e Bashkuar, një aleat tjetër kryesor në ndërhyrjen perëndimore.

Familja Dajaku, nga fshati perëndimor Rakinice, e quajti djalin ToniBler sipas ish-kryeministrit britanik.

“Në momentet më kritike, kur fati i familjes sime dhe Kosovës ishte në rrezik, Toni Bler e përdori të gjithë fuqinë e tij për të lejuar ndërhyrjen e NATO-s dhe tërheqjen e forcave serbe nga Kosova”, tha 18-vjeçari për AFP.

“Me krenari e mbaj atë emër,” tha ToniBler, babai i të cilit Sefer luftoi me separatistët e Kosovës.

“Nuk jam vetëm unë, të gjithë shqiptarët në botë janë miq të Britanisë”, tha babai i tij, duke thënë se një ndihmë e tillë “duhej falënderuar me një emër”.

Gjatë një vizite të vitit 2010 në Kosovë, ish-kryeministri ftoi nëntë të rinj te quajtur Tony sipas emrit te tij për të dalë dhe për t’u bashkuar me të ndërsa ai iu drejtua një turme në Prishtinë.

“Unë bëra atë që ishte e drejtë. Nuk u pendova atëherë. Dhe nuk pendohem tani, “tha ai.

Ndër kosovarët më të rinj të lindur pas luftës, Blair është më pak i njohur tani se Clinton.

Kjo nuk e shqetëson Dajakun, i cili është i gatshëm “gjithmonë të shpjegojë se çka ka bërë ai për Kosovën”.

Sa për Klinton Bajgoren, emri i tij nuk ka nevojë për hyrje.

Kur luan futboll, shokët e tij e kanë më të lehtë ta thërrasin atë “Bill”.

Veritas.com.al