Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i ka kërkuar përfaqësuesve të opozitës Flamur Noka dhe Belind Këlliçi që të lirojnë rrugën pranë Gjykatës së Lartë, në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i mjeteve.
Vocaj është shprehur se bllokimi i rrugës ka shkaktuar trafik, ndërsa ka këshilluar zytarët e PD që të mos bllokojnë mjetet.
Tonin Vocaj: Unë nuk dua të bëj debat, e mira është me i lënë këto makina me kalu.
Flamur Noka: Nuk kam çfarë bëj se për një orë më kalon orari i protestës
Vocaj: Mirë është me i lënë
Noka: Ju kemi njoftu dhe nuk keni marrë masa