Ceremonitë e dasmave nuk bashkojnë vetëm dy njerëz, por dhe familjet e tyre e shoqëritë respektive. Traditat e dasmave dhe veshjet ndryshojnë midis kulturave, feve, klasave sociale, dhe shteteve. Vendi i dasmës është element vital pasi i jep më shumë ngjyra dasmës tënde dhe padyshim duhet të jetë perfekt. Këto janë top destinacionet e dasmave në botë.
1. XHAMAJKA
Jamaica ju ofron shumë më tepër se palma dhe plazhe. Ajo ka atmosferë fantastike dhe shumë resorte gjithë-përfshirëse (all-inclusive). Mund të jetë ishulli më i përballueshme i cili ju ofron bukurinë e vërtetë magjepsëse të natyrës dhe shumë vila private që vijnë me kuzhinier të gjithin për ju. Resortet e Montego Bay ofrojnë shërbim të mirë dhe komoditet. Kopshtet dhe ujëvarat e Ocho Rios falin qetësi për vizitorët. Ky është një nga vendet më të mira në botë për të lidhur pisk nyjen e dashurisë.
2. ITALIA
Amalfi Drive është një nga vendet më piktoreske të bregdetit italian. Ai përbëhet nga shkëmbinjtë të thepisur dhe pamje mahnitëse të bregdetit. Do ju duhet të ecni nëpër rrugët e ngushta të Napolit të lagjes Old Spacca, gjë e cila do të bëjë dasmën tuaj të paharrueshme.
3. IRLANDA
Nëse e imagjinoni dasmën si në përralla, Irlanda është vendi juaj i duhur. Ajo ka fshatra bregdetare dhe kështjella madhështore, të cilat e zbukurojnë idenë e dasmës së përsosur. Bukuritë natyrore, vendet romantike dhe mikpritja e popullit irlandez do ta bëjnë dasmën tuaj të paharrueshme.
4. PARISI
S’mund të ishte jashtë kesaj liste qyteti më romantik në botë, Parisi. Në rrethina ka fshatra historike, kështjella, njerëz simpatikë, verëra dhe ushqim të mirë. Nëse jeni duke planifikuar për një martesë si në ëndërr, Franca është vendi i duhur për ju. Ju dhe mysafirët tuaj patjetër do ta shijoni jetën e vendasve, me bukurinë ekzotike që e karakterizon.
5. FIXHI (FIJI)
Është e njohur për detitin me jetë të pasur dhe njerëzit dashamirës. Ajo është parajsë tropikale dhe destinacioni ideal i dasmës për njerëz që kërkojnë kulturë ekzotike dhe plazhe të virgjëra. Është vend i përkryer nëse mysafirët tuaj e dashurojnë natyrën, të cilët mund të shohin anije të fundosura dhe peshkaqenë. Periudha më e mirë është stina e dimrit, dmth nga maji deri në tetor, kohë në të cilën organizohen festivalet e përvitshme (Festivali i Dritave dhe Festivali i Ngjyrave). Të ftuarit tuaj me siguri do të shijojnë festimet emocionuese gjatë kësaj periudhe.
6. ZELANDA E RE
E mbushur me peizazhe elektrizuese, plazhet e arta, ishullin Great Barrier, dhe pamje të shpeshta kafshësh të egra e bëjnë Zelandën e Re vend perfekt për raste martesash.Të dashuruarit pas ujit do ta vlerësojnë këtë vend për dasmat e tyre. Shumë ishuj në det të hapur të cilat janë të njohur për pemët e tyre ullirit dhe vreshtat që e zbukurojnë pamjen. Stinët e Zelandës së Re janë e kundërta nga ato të Europës. Muajt më të ngrohtë janë dhjetori, janari dhe shkurti, dhe të ftohtë janë korriku dhe gushti.
7. AFRIKA E JUGUT
Është quajtur “bota në një shtet”, me malet që ngrihen mbi Cape Toën, pyjet e mbushur me majmunë dhe plazhe të shkreta. Jeta e egër e Afrikës së Jugut rezervon plazhet e pacenuara dhe peisazhet mahnitëse që e bëjnë ideale dasmën tuaj por dhe pushimet.