Nga: Breitbart News

Sondazhet tregojnë se Partia Konservatore në Britani do të fitojë 64 vende maxhorancë në Dhomën e Përfaqësuesve, në zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit.

Sondazhi i sondazheve të drejtuara nga Electoral Calculus dhe të publikuara në The Telegraph e ka gjetur partinë e zotit Johnson me rezultat 42.8 për qind, duke i dhënë atij 357 vende nga 650 që ka Dhoma e Ulët ndërsa Partia Laburiste e Jeremy Corbyn, sipas sondazheve del te 30 për qind dhe aktualisht mendohet se do të humbë 55 vende.

Ndërkohë, The Guardian raporton se sondazhi i fundit Opinium/Observer e vë Partinë Konservatore me 19 pikë para Partisë Laburiste që kap rezultatin 47 për qind, vetëm tre javë para zgjedhjeve. Laburistët janë 28 për qind së bashku me partinë ekstreme kundër Brexit, që është Partia Liberal Demokrate që ka 12 për qind, sipas gazetës pranë laburistëve.

VERITAS.COM.AL/