Prej më shumë se tre orë e gjysmë, trageti i linjes Brindisi Vlore , pasi ka mbërritur rreth orës shtatë të mëngjesit në gjirin e Vlorës, nuk ka mundur dot të ankorohet për shkak të erërave të forta dhe dallgëve të larta, si dhe rrezikut të përplasjes me kalatën e portit të Vlorës.

Nga ora 07:00 trageti vijon të qëndrojë në radë, pra në det të hapur, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike ose uljen e fuqisë së detit.

Vendi është përfshirë nga moti i keq, teksa sipas parashikimeve, kjo javë do të sjellë reshje të dendura shiu.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *