Një fëmijë rreth 7-vjeç ka humbur jetën pasi është goditur nga një gomone mesditën e kësaj të marte në plazhin e Potamit në Himarë. E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në Plazhin e Potamit, një plazh i mbi populluar. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, i identifikuar si Arjan Tase dhe është shoqëruar në polici ku drejtuesi i prokurorisë, Aurel Zarka ka urdhëruar arrestimin e tij. Ai ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në Polici.
Ai edhe pse pa patentë po drejtonte mjetin lundrues tip Gomone, me dy motorë 2 x 300 hp rreth 7 m me emrin “Nëna 154” i cili ka qenë edhe me dy persona të tjerë në bord. Në vendin ku ka ndodhur ngjarja nuk ka patur korridor të miratuar për hyrjen dhe daljen e mjeteve lundruese. Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori kishte shkuar me pushime me Himarë që prej ditës së djeshme. Ai la familjen në shezlong ka marrë gomonen të cilën mund ta ketë marrë me qira ose mund t’ia ketë marrë një shoku të tij dhe u rikthye sërish në breg të detit për t’i bërë xhiro familjes.
Tase i ka dhënë mbrapsht gomones, helikat e së cilës prekën vogëlushen
Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin. Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish. Për disa javë, njëri prej pushuesve mori trajtim në spitalin e Traumës pasi ishte në gjendje të rëndë. Aktualisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut. Fatmirësisht ishte jashtë rrezikut për jetën.
Trupin e vajzes e nxori nje hollandez
Trupin e vogëlushes që humbi jetën sot tragjikisht në Himarë e ka nxjerrë nga deti një turist holandez që punonte te ndihma e shpejtë, pasi askush nuk guxonte të futej brenda. Kështu shkruan në një reagim në Facebook, gazetarja Esmeralda Keta, e cila ka qenë e pranishme në vendngjarje.
Gazetarja shkruan se nëna e vajzës nuk largohej nga vendi i ngjarjes nga frika se mos ajo manipulohej për të lehtësuar pozitat e shefit të policisë.
“Vetëm pak metra larg fëmijëve të mi që po laheshin ne det, një 5-vjecare e bukur, me kacurrela te arta, u masakrua nga një skaf…Per te kuptuar se sa dramatike ishte ngjarja mjafton tu them se asnje prej dhjetra pushuesve nuk guxonte të futej në det e të nxirrte trupin e vogushes së pafat, vetëm një hollandez qe punonte tek ndihma e shpejte pati kurajon te mblidhte trupin e vogelushes….
Familja me origjinë nga Tropoja por që jetonte në Kanada, vetëm dje pasdite kish mbërritur ne Potam per te kaluar pushimet që u kthyen në tragjedi. Kush e ka fajin?
Nê vendin ku ndodhi ngjarja kishte kordon sigurie per mjetet e lundrimit, por te gjithe ne kemi nevoje te dime a jane me licencë këto kordone? Nese po, a jane ato konform ligjit? Qe do te thote te jene te taposura, te jete i lire kordoni dhe te mos vendosen cadra ne vendin qe i korespondon kordonit, te kete njerez qe ndihmojne dhe udhezojne mjetet qe dalin ne breg, por edhe qe nuk i lejojne pushuesit te lahen brenda tij.. Nese nuk i plotesojne keto kushte atehere, ata qe e kane per detyre ta monitorojne duhet te mbajne pergjegjesi.
Duke pare se sa shume kordone te tilla ka pergjate vijes bregdetare duhet te marre fund mania qe cdo lokal te kete dalje ne det… Do ta kem të vështirë të shkul nga mendja fytyrën e së ëmës se vogelushes, teksa nje kordon i gjate pushuesish shkoi te ngushellonte. E vetmja gje qe mund te benin ishte ti jepnim nje perqafim e ajo mu drejtua, kur pa femijet e mi: “Shijoni njeri -tjetrin.
Mos lejoni hallet t’ ju mbysin. Une e humba pergjithmone vogelushen time”. E mbytur ne lot dhe mes asaj dhimbje ajo grua kishte force te na thoshte nje fjale te mire, ndersa ne nuk ia mbrojtem dot vogelushen e saj. Edhe pas 4 oresh nga ngjarja ajo vazhdon e qendron ende ne skenen e krimit, nga frika se mos e manipulojne ngjarjen…”, ka shkruar ajo
Homazh para Kryeministrise per vogelushen
Pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja për shkak të goditjes nga gomonia, qytetarët janë solidarizuar duke ndezur qirinj. Nga grup qytetarësh janë mbledhur mbrëmjen e sotme përpara kryeministrisë, ku kanë ndezur disa qrinj në tek shkallët si homazh për 7-vjeçaren që humbi jetën.