Tre të rinj turistë në Zvërnec, Vlorë, kanë humbur jetën në ujërat e detit sot në mesditë.
Janë mbytur dy vajza dhe një djalë, ka shpëtuar vetëm motra e tretë që i ka kërkaur ndihmë djalit nga Maqedonia.
Nga të dhënat e gazetarit Erik Mehmeti (News 24) që ndodhet në teren, djali nga Maqedonia ka parë dy vajzat po nga Maqedonia që po mbyteshin dhe ka hyrë në det për t’i shpëtuar; por ka mbetur edhe ky pa jetë.
Fillimisht, njëra prej viktimave, një 23 vjeçare është mbytur dhe dy të tjerët kanë shkuar për ta ndihmuar e për pasojë kanë humbur jetën edhe vetë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në vendin e quajtur plazhi i Porto Novës.
Policia thotë se viktimat janë të moshës nga 20 deri në 30 vjeç. Sipas Policisë, bëhet fjalë për dy viktima të seksit femër dhe një mashkull, përkatësisht 23, 35 dhe një 30 vjeçare nga Tetova e Maqedonisë.
Trupat e tre personave të pajetë janë nxjerrë nga uji.
Viktimat janë transportuar për në morgun e Vlorës për të kryer procedurat ligjore.
Ende nuk dihet identiteti i viktimave.
Më herët gjatë ditës, një fëmijë 14 vjeçar është mbytur në det. Ngjarja ndodhi pranë vendit të quajtur Shkolla e Marinës në Vlorë.
Dita e sotme konsiderohet nga njohësit e detit si e rrezikshme në këtë zonë, për shkak të dallgëve që kanë nisur që nga paraditja.
Veritas.com.al/
(VIDEO: Kujdes, ka pamje tronditese)