19-vjeçarja Hygrta Meta dhe viktima, Pëllumb Meta

___

Vajza në foton e mësiperme  është 19-vjeçarja Hygerta Meta që vrau të atin Pëllumb Meta sepse sipas saj ai po e detyronte që të fejohej me një emigrant pa dëshirën e saj.

E reja dyshohet se e ka mbështjellë me batanije dhe e ka varrosur babin në oborrin e banesës në një tokë që siç duket është e punuar.

Ndërkohë shtëpia e familjes Meta, ku vajza vrau babanë  tashmë është kthyer në skenë krimi. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa ekspertët ndodhen në vendngjarje.

19-vjeçarja Hygerta  vrau me armë zjarri babanë e saj Pëllumb Metën dhe më pas trupin e varrosi në kasollen e lopës.

Pas 10 ditësh hetime është gjetur trupi i pajetë i 50-vjeçarit Pëllumb Meta, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës nga vajza e tij.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.

Më datë 13 shkurt rreth orës 22:30, 25-vjeçari H.M nga fshati Shënavlash Durrës, ka denoncuar në polici se babi i tij është larguar nga banesa dhe kanë humbur kontaktet me të. Në datën 17 shkurt është bërë e mundur gjetja e automjetit të 50-vjeçarit,i  parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Nga hetimet, u zbulua se Pëllumb Meta nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesën e tij. Vajza e tij 19-vjeçare Hygerta Meta, ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.