Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Tepelenës, në jug të Shqipërisë, ku nga zjarri në një banesë ka humbur jetën një grua e moshës 35-vjeçare dhe djali i saj 6-muajsh.
Në një njoftim zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Shqiptar ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, në katin e parë të pallatit në pronësi të shtetit me inicialet G.Sh.
“Si pasojë e zjarrit kanë gjetur vdekjen një gruaja me inicialet ia E.Sh, 35-vjeçe, si dhe djali 6-muajsh. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftim e policisë.
/Veritas.com.al/