Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Faik Konica’ në Tiranë i cili po rikonstrukturohet, nga skelat e së cilit ranë 5 punëtorë, humbën jetën dy punëtorë dhe u plagosën tre të tjerë.
Ata ishin duke punuar në momentin që një pjesë e skelave shkëputet duke zënë viktimat poshtë.
Nga ky aksident tragjik, humbën jetën Ergys Brahim 31 vjeç si dhe Orjan Kodra 36 vjeç. Policisë iu deshën disa minuta për të nxjerrë trupat e viktimave nga rrënojat.
Të plagosur mbetën Genti Bardhi 29 vjeç, Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç. Ata u transportuan menjëherë në spitalin e traumës, për shkak të frakturave të shumta që pësuan.
Skelat që u shkëputën, ishin të vendosura në pjesën e pasme të pallatit. Siç shihet edhe nga pamjet, një pjesë e skelave ende kanë mbetur varur në muret e pallatit.
Nga spitali i traumës raportohet se tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njeri prej tyre, Euglidios Lika iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Policia lidhur me këtë ngjarje tragjike, ka shoqëruar administratorin e punimeve të rikonstruksionit të pallatit.
Veritas.com.al/