Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës nga tarraca e bashkisë së Tiranës, nuk la pa ironizuar opozitën.
Gjatë nënshkrimit të kontratave për familjet që do të strehohen në lagjen e re KombinArt, kryeministri theksoi se asnjë përfaqësues i opozitës nuk ka bërë e as do të mundet të bëjë asgje për zonën e Kombinatit.
“Me tramvaj erdhët? Tramvajin prapë do të merrni nëse ia fusin në tym zgjedhjes që do të bëni. Të dalim përsëri tek Kombinati. Belinda ka ardhur në Kombinat jo për të marrë vota por për t’i qëndruar mbi kokë . Ju e dini se çfarë do ju thonë fallxhoret e kombinatit, që këtu do të bëhet diçka ndryshe kur të merrni kontratat. Sot do të keni mundësi që të respektoni kontratën se në gjyq do të humbësh shumë më tepër. Për sa kohë do të na mbështesni, do të keni qeverinë e këtij vendi e bashkinë e këtij vendi më të mirët e mundshëm se sa më të mirët e imagjinueshëm, nëse imagjinoni se si mund të ishte më mirë unë jam shumë larg të qenit më i miri. S’do të flas për vajzat e gratë që kemi në skuadër se ato janë më të mirat realisht. Nëse keni një hall e mendoni se Luli apo Saliu të ndërtojë shtëpi për ju? Saliu do ju ndërtojë shtëpi ju që nuk di të bëjë një vizë të drejtë që nuk di të bëjë jo me laps por as me mendje”, tha Rama.