Autoriteti i Medieve Audiovizive ka vendosur të shtyjë afatin e transmetimeve analoge edhe për një muaj.
Në një deklaratë për media, kreu i AMA-s Gentian Sala, tha se vendimi është marrë pas një sondazhi të bërë, në të cilën ka rezultuar se shumica e shqiptarëve vijojnë të shohin ende transmetimet analoge.
Në kuadër të vlerësimit dhe analizimit të situatës në lidhje me informimin e qytetarëve për procesin e digjitalizimit si dhe pajisjen e tyre me dekodera, AMA ka kryer sondazhe periodike me një kampion prej 1600 të intervistuarish. Nga sondazhet e kryera, ka rezultuar se një numër të konsiderueshëm qytetarësh shohin vetëm transmetime analoge.
Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi, përcaktimet në Strategjinë për Kalimet në Transmetime Numerike, sipas të cilës transmetimet analoge në një zonë të caktuar mbyllen pasi e gjithë popullsia (ose pjesa më e madhe e saj të jetë pajisur me marrës numerikë), dhe referuar rekomandimeve të lëna nga Kuvendi i RSH, si dhe duke vlerësuar faktin që në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, banon gjysma e popullsisë së vendit dhe impakti i këtij procesi është i ndjeshëm tek shumë qytetarë, Bordi i AMA-s unanimisht vendosi shtyrjen e afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë me 30 ditë.
Bordi i AMA-s vlerësoi se shtyrja e afatit me 4 javë nga njëra anë do t’u krijojë mundësi qytetarëve të marrin masat e nevojshme në mënyrë që të përfitojnë shërbimin audioviziv dhe nga ana tjetër operatorëve u jepet mundësia të realizojnë një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve”, tha Sala
BUNARI
Ne tufë milingona po shëtisnin plot kënaqësi mbi fushën e ekranit te telefonit tim. Ekrani pasqyronte krahët e pishave nen hijen e te cila e jeni ulur dhe qiellin e qe nuk dihet ku mbaron pisha e ku nis qielli.
Me duket se erdhi momenti kur milingonat e vogla pushtuan qiellin ku ngjiten deri atje përmes pishave detare. Atyre u duket se po lundrojnë qiellit. E gjitha ndodh ne ekranin e vogel te telefonit tim.
Ketu eshte breg i derit Adriatik, temperaturat e kesaj vere kane kapercuer mbi 38, por ketu nen pisha jemi si ne bjeshke. Te tjeret po perflaken nen diell dhe mbi reren e nxehe. Une mbi nje batanije me duket se jam njesoj sa milingonat, ose ketyre u duket vetja sa une. Kapaku i librit te Ayn Rand, nje shkrintare anerika e e lindur ne Sanpeterburg, dhe fitografia e zbehte e gruas qe provoi ta ktheje veten ne Revolucionin e Leninit, me shikojne me ngulm. Nuk mi ndan syte Ryan, ndersa miliinginat louajne mbi ekranin e Ifonit tim qe ka pasquruat qiellin dhe pishat. Kush pyet per Ayn, e vdekur ne vitin 1982 ne Nju Jork.
Une bej te njejten gje me memorien time. Me duket se jam une Ayn qe veshtroj pilivesat e mija nen nje qiell te vjetër me lajthi
Bunari
Babai dhe buka ne vete e nënës. Pak kos, mazë, djathë dhe një copë mish të thatë që kishte ruajtur nga dimri
Nëna kishte thënë se nëse ata të Marka Dede Gjokës i kanë çuar bagëtitë për verim, atëherë ta ndante ose të mos e nxirrte mazën
Nga Ndoc Gjeta kishte ardhur gjithnjë njëra nga gratë. Të dy burrat ishin akuzuar për vrasjen e Bardhok Bibës, njeri u pushkatua. Rasti i vetëm kur te bunari shkonte një grua
Dreka jone me Nduen
Vija e ujit që vadit ekstremet e dy fshatrave. Ana tjetër e Peshqeshit vaditet nga burimi qe del nga ana tjetër e te njëjtit mal, majës së Shpalit. Të dy anët hapeshin si krahët e një njeriu që mbledh dashurinë
Ura e Vaut të Madh. Ajo daton me Mesjetën dhe është bërë si për të ndarë Mirditën nga bajrakët e Dibrit. Andej merr e jep, kam dy motra atje
Ara e Majëurës, një arë në shtetin tjetër, as Blininisht, as Peshqesh, as Mirditë e as Dibër
Dinastia e gjakut.