Protokolli i Shtetit duket se është shkelur pasi tre krerët e shtetit shqiptar janë larguar në vizita jashtë vendit në të njëjtën kohë. Kjo gjë është e ndaluar, referuar kapitullit të katërt të ceremonialit zyrtar, ku pika 1.11, thotë: “Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë”.
Presidenti Bujar Nishani ka udhëtuar drejt Kroacisë për të marrë pjesë në samitin e Brdo-Brijunit, ndërsa Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është nisur për një vizitë zyrtare në Itali, vizitë për të cilën nuk ka njoftim zyrtar, por që shqiptarja.com e ka konfirmuar nga stafi i ngushtë i tij. Ndërkohë Kryeministri Rama është nisur për një vizitë 3-ditore në Kinë.