Trupi i pajetë i një personi është gjetur në mëngjes në parkun e liqenit nga qytetarët të cilët kishin dalë për të bërë vrapin.
Ende nuk dihet se cili është viktima, por Policia e Tiranës njofton se bëhet fjalë për një burrë të moshës rreth 35-45 vjeç.
Ja çfarë raporton policia për ngjarjen:
“Më datë 02.10.2017, rreth orës 07:00, në Numrin e Emergjenca 112, jemi njoftuar për një person të varur në pemë, në zonën e liqenit Artificial.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në zonën e Liqenit Artificial, është konstatuar nga një kalimtar, një person i gjinisë mashkull, (ende i paidentifikuar), rreth moshës 35 – 45 vjeç, varur në një pemë me një kordon elektrik.
Nga këqyrja paraprake, nuk ka shenja dhune në trup, dyshohet të jetë vetëvarur. Punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Veritas.com.al/