(FOTO: Logo e masonëve)/

Policia italiane k nxjerrë në pah dy persona që kanë ngritur një piramidë përgjimi në shtetin e Italisë: Vëlla e motër, Giulio Ochionero dhe Francesca Maria. Policia njofton se tashmë grupi është shkatërruar. Ata e ushtonin përgjimin prej vitesh dhe kanë përgjuar shumë personalitet të politikës në Itali, duke përfshirë edhe kryeministrin e parafundit, Matteo Renzi

Duke komentuar rreth këtij ati “skandaloz”, televizioni italian “TgCom 24” komenton se këta ishin pjesë e një ” grupi masonësh”.

Në dokumentet hetimore ndodhen edhe prova mbi lidhjen e tyre me grupet e masonerisë, ata e kryenin spiunazhin në “vende të errët” dhe rrinin në pritej për të deshifruar informacionin.

“Është e zeza mbi të bardhë- thotë Policia Italiane,- lidhjet e Giulio Occionero me masonerinë janë reale”.

Gjykata italiane ka shprehur mendimin se interesi i Giulio Occhionero te vëllezërit masonë mund të jetë e lidhur me lojërat e pushtetit në brendësi të “Grand Oriente d’Italia”. (Llozha masonike e Italisë) e themeluar në vitin 1805

Mes adresave në internet që ishin pjesë e objektit të përgjimit, ishin edhe Banka e Italisë, Kongresi dhe Senati.

/Veritas.com.al/