Një furgon me të cilin po udhëtonin aktori Ermal Mamaqi dhe sopranoja Inva Mula është djegur në Tropojë.

Në një video të publikuar nga shkrimtarja Mirela Sula duken flakët që kanë përfshirë furgonin i cili sipas bisedës duket se ka pësuar defekt teknik në mes të rrugës.

Sula thotë gjatë videos se falë Mamaqit dhe Mulës janë gjallë pasi u thanë të dalin jashtë. Më tej ajo shton se imagjoni çfarë do të kishte ndodhur nëse do të ishin ende në furgon ndërkohë që pak momente më vonë ai do të ishte përfshirë i gjithi nga flaët.

‘’Ermal falë teje jemi gjallë. A je e lumtur që jemi gjallë? Imagjino çfarë do të ndodhte. Kjo do të thotë se duhet të jetojmë akoma. Aty do kishim qenë, po mos kishim qenë rob zoti, falë energjisë së mirë. Iku furgoni u zhduk. U zhduk. Inva na shpëtoi jetën. Të kemi borxh jetën. ‘’- thotë Mirela Sula.

 

foto galeri

foto galeri