Kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës, që dosja e “21 Janarit” të hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është shoqëruar me debate me tone të larta në Gjykatën e Lartë, ku dhe po shqyrtohet kjo kërkesë.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija, i cili po ndjek seancën, raporton se gjykatësi Sokol Binaj ka ngritur tonet në drejtim të prokurorit të SPAK-ut, në lidhje me hetimin që duhet të bëjë ky organ për zinxhirin e drejtuesve të lartë të shtetit.

Pjesë e trupës gjykuese janë gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni. Ndërkaq nga SPAK, prezent në seancë është prokurori Alfred Shehu.

Sokol Binaj: Prokuror, ju keni bërë veprime verifikuese?

Alfred Shehu: Po sepse ka pasur edhe kallëzime nga palë të tjera dhe kemi kërkuar informacion tek Prokuroria e Tiranës.

Sokol Binaj: Nën prizmin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut, e shikoni ndryshe aktin e SPAK?

Alfred Shehu: Organet duhet të bëjnë hetim të plotë, ky procedim po hetohet nga një prokurori kompetente.

Ilir Panda: Edhe për zinxhirin drejtues të shtetit?? Ka ndonjë stimul për ju?

Sokol Binaj: Ku e bazoni shkresën e drejtuesit të prokurorisë së posacme për të shpallur mos kompetencë më tregoni dot dispozitën? Keni detyrimin që para një kallëzimi ka apo nuk ka elementë për ta rregjistruar, ose ka dhe rregjistrohet ose nuk ka dhe rrëzohet dhe jepini për të dyja rastet argumentat.

Alfred Shehu: Nëse SPAK nuk është regjistruar kallëzimi. Ky disponim i SPAK është vlerësuar edhe nga kolegje të tjera të gjykatës së Lartë. Ne nuk kemi rregjistruar kallëzim penal. Ai kallëzim është vlerësuar nga një tjetër prokurori kompetente.