Çfarë ashpërsie dhe vendosmërie. Gjermania ka fryrë bilancet e saj për disa vite me një lëvizje të ligjshme, por shumë dinake. Dhe rrezikon të mbarojë shpejt

Nga: Renato Zuccheri

Po në qoftë se Gjermania e ashpër dhe e patundur te kete manipuluar llogaritë për të shfaqur bilancet e saj perfekte? Pyetja lind spontane pas rastit të ngritur të premten e kaluar pas publikimit të raportit  mbi bilancin e gjashtëmujorit te shtetit gjerman

Në shikim të parë duket një buxhet pak të thuash i përsosur. Shteti arketon 169.3 miliardë euro dhe shpenzon 159. Bilanc i shëndetshëm dhe të ardhurat janë rritur me 8% krahasuar me një vit më parë. Dhe gjithashtu të ardhurat fiskale kane regjistruar një rritje prej + 7.2%.

Çdo gjë e përsosur? Po, por ndoshta shumë. Sepse siç shpjegohet nga La Verità, ekziston një e dhëne që te lë përplas dhe kjo është shpenzime  per interesat “, vlen te thuhet ato parat që qeveria duhet te disbursojë për të paguar bondet e shtetit të lëshuara në ankande dhe të nënshkruar nga investitorë privatë dhe ata institucionale. ” Në gjashtë muajt e fundit, vlera ka prekur pikën më të ulët që nga viti 1990, me 7.02 miliardë euro.

Deri këtu asgjë e çuditshme : në letër, Gjermania thjesht e ka përdorur mire instrumentin e dorëzuar anëtarëve evropianë nga Mario Draghi qe njihet si “bazooka”. Instrument i kundërshtuar nga Berlini në çdo kohë, megjithatë, me sa duket, shumë i vlerësuar. Problemi është se “periudha e normave të ulëta, megjithatë të zgjatura, nuk do të mjaftojë e vetme për të justifikuar një figure kaq rozë”.

Kështu, del analiza e botuar nga Die Welt qe citon një studim te kompanisë Barkow consulting. Zbulimi i analistëve është se këto të dhëna kaq të përsosura fshehin ne realitet një strategji precize te qeverise. Është pas një operacion artificial, nuk janë të dhëna thjesht reale.

La Verita shpjegon kështu mekanizmin. “Në zhargon quhet tap issue “ose emetim me rubinetë, një praktikë e përdorimit te zakonshëm në shumë shtete të tjera që lejon të vendosen obligacione te emetuara në të kaluarën në të njëjtat kushte dhe ne vlerën e emetimit fillestar, por me çmimin aktual të tregut Kur obligacioni arrin maturimin,

Shteti rimburson vetëm titullin me vlerën nominale “. Në ketë pike, shteti garanton një interes më të madh për investitorët, por të ardhurat kontabilizohen menjëherë dhe jo te shpërndara në vite deri në skadimin e titullit.

Në thelb, duke shitur këta tituj, Berlini ka fituar para shtesë të vëna tashmë në bilanc, duke ulur shpenzimet për interesat. Tashmë vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2018, qeveria federale, me këtë lojë, ka arkëtuar dy miliardë euro. Një mekanizëm ligjor por i rrezikshëm dhe që, sipas shumë analistëve, mund të përfundojë shumë shpejt. Dhe për të bere llogarite siç ka ndodhur në të kaluarën, do të jene shtetasit gjermanë.

Veritas.com.al/