Pas zbulimit të disa kazinove në Milot dhe Laç, mësohet se drejtori i Qarkut të Lezhës, Islor Islami, ka dorëzuar dorëheqjen nga posti.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Rastet”, tre persona janë vënë në pranga në Milot dhe Laç, pasi kishin përshtatur ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri.
Në Milot, u vu në pranga një 45-vjeçar, pasi në lokalin e tij u gjetën 6 pajisje dhe sende me të cilat luheshin lojëra fati. Ndërkaq, u shpall në kërkim një 31-vjeçar, pasi në një ambient në pronësi të tij, u gjetën 2 makineta, 1 tavolinë dhe sende për lojëra fati.
Në Laç u arrestuan dy persona dhe një tjetër u procedua penalisht.
Në lokalin e shtetasit të proceduar, u gjetën 8 makineta, 2 tavolina dhe sende të tjera për lojëra fati, si dhe kokainë, e ndarë në doza./
Komente