Presidenti i Shteteve të Bashkuara e ka akuzuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë për ‘fshehjen’ e shpërthimit të koronavirusit.

Shtetet e Bashkuara do të ndalojë financimin për Organizatën Botërore të Shëndetësisë pasi Donald Trump akuzoi organizatën globale të shëndetit për ‘keqmenaxhim të egër’ të pandemisë së koronavirusit.

Presidenti tha se qinbdra miliona dollarë të financuara nga Shtetet e Bashkuara do të pezullohen , teksa një rishikim është drejtuar për të vlerësuar rolin e WHO në survejimin e keqmenaxhimit dhe fshehjes së përhapjes së koronavirusit”. Ai gjithashtu kritikoi marrëdhëniet e Organizatës me Kinën.

“Taksapaguesit amerikan sigurojnë një shumë mes 400 dhe 500 milionë dollarë në vit për WHO; në kontrast me Kinën që kontribuon afërishst 40 milionë dollarë në vit, madje edhe më pak”, tha zoti Trump ditën e Marte.

“Si financuese kryesore e Organizatës, Shtetet e Bashkuara ka për detyrë të insistojë në llogaridhënie të plotë”.

Shtetet e Bashkuara, ku pothuajse 26,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19, është kontributori i vetëm më i madhi në WHO. Shtetet e Bashkuara i jep Organizatës rreth 500 milionë dollarë në vit, me 116 milionë të mandatuar nga OKB dhe rreth 400 milionë të tjerë të paguara vullnetarisht.

Me shpërthimin e epidemisë Covid-19, ne jemi thellësisht të shqetësuar se ku ka shkuar bujaria e madhe e Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Trump.

WHO i ka krijuar dështim jo vetëm popullit Amerikan, por ka bërë që të falimentojë bota me keqpërdorimin flagrant të përgjigjes ndaj Covid-19

VERITAS.COM.AL/