(FOTO: Ligji kaloi nga senatorët pas një debati maratonë në Capitol Hill)/

Senatorët e Senatit në Shtetet e Bashkuara kanë kaluar ligjin e uljes së taksave, duke hapur rrugën për Donald Trump në fitoren e tij më të madhe legjislative.

Paketa ligjore shënon rishikimin më të madh të taksave që nga viti 1980. Ligji kaloi me 51 vota pro dhe 49 kundër, pas një serie amendamentesh në sesionin maratonë të Senatit.

Edhe Demokratët u ankuan vetëm për përfitimet dhe bizneset e mëdha.

Plani parashikon një ulje të shpejtë në taksat e korporatave, por komiteti i Senatit ka paralajmëruar se ky ligj mund të sjellë një shtesë prej 1 trilioni dollarë (742 miliardë paundë) në deficitin e buxhetit.

Presidenti Trump i ka kërkuar këto masa që nga fundi i vitit dhe ka uruar Republikanët që e çuan Shtetet e Bashkuara “edhe një hap më afër për ta shërbyer më mirë për familjet amerikane uljen e taksave”

 

Veritas.com.al/