“Nuk kam bërë asnjë përparim për Ukrainën me Putinin”. Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, para se të nisej për në Iowa, në një tubim me mbështetës të tij.

Gjatë telefonatës mes të dyve, Presidenti amerikan i tha Vladimir Putinit se nuk është i kënaqur me situatën në Ukrainë dhe mohoi se kishte ndaluar furnizimin me armë për Ukrainën.

“Ne e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë, por duhet të sigurohemi që të kemi mjaftueshëm për veten tonë”, theksoi Presidenti.

Udhëheqësi i Kremlinit i është drejtuar presidentit të SHBA-së duke i thënë se Rusia nuk do të tërhiqet nga qëllimet e saj në Ukrainë.

Sakaq, Zelensky pritet të zhvillojë gjithashtu një telefonatë këtë të premte me Trump.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *