(FOTO: Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ish- sekretare e shtetit e SHBA, Hillary Clinton)/

Presidenti Donald Trump postoi në Twitter të Hënën në mbrëmje dhe shtroi pyetjen: Pse ligjvënësit e Kongresit nuk janë duke hetuar një sërë marrëveshjesh, transaksione dhe lidhje të tjera që ish- presidenti Bill Clinton dhe ish- sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, kanë pasur me Rusinë.

“Pse Komiteti i Inteligjencies i Kongresit nuk po shikon në drejtim të marrëveshjes  Bill & Hillary që lejuan sasi të mëdha Uraniumi që të shkojnë në drejtim të Rusisë”, lexohet të jetë shkruar  në Twitter nga presidenti Trump.

Ky postim i Trump ishte shoqëruar nga një i dytë: “… paratë për Bill, dhe Hillary Rusia “rivendosi” çmimin e Rusisë nga Hilary, ose kompanitë Ruse të Podestas”.

/Veritas.com.al/

Why isn’t the House Intelligence Committee looking into the Bill & Hillary deal that allowed big Uranium to go to Russia, Russian speech….